Kishte hipur në shtyllë elektrike, shqiptarin në Itali e godet rrufeja
Një ngjare e rëndë është regjistruar në Itali. Dy persona janë goditur nga rrufeja teksa dy punëtorët ishin duke punuar në një shtyllë elektrike me ndihmën e një vinçi.
Mësohet se një 35-vjeçar shqiptar që po kryente montimet në rrjet, ra nga platforma e vinçit për rreth 8 metra dhe pësoi lëndime të ndryshme në trup.
Ai u dërgua me urgjencë në spital në Cisanello, ndërsa kolegu i tij, që gjithashtu u godit nga shkarkesa elektrike u dërgua në Versilia për ekzaminim.
Mediat italiane bëjnë me dije se 35-vjeçari është me origjinë shqiptare dhe banon në Lucca.
Ai pësoi arrest kardiak pas rënies, por u risoll në jetë në vend pas ndërhyrjes së urgjencës ndërsa më pas është dërguar në spital për mjekim të mëtejshëm. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.