Kishte kryer vrasje në 1999-ën, 41-vjeçari ekstradohet nga SHBA-të
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Tiranës, me një vendim të vitit 1999, e ka dënuar atë në mungesë me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me Paramendim“, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Konkretisht, më 23.10.1999, rreth orës 13.00, në lokalin e ish-mensës së Uzinës Traktori Shkozë, Tiranë, Altin Hasani, ka vrarë me thikë shtetasin me inicialet N.B., sepse ky i fundit kishte qenë i martuar me motrën e autorit dhe më pas e kishte ndarë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Uashingtonin , u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
KOHA JONË SONDAZH

