Kishte kthyer lokalin në bazë të shpërndarjes së kokainës, kush është shqiptari i arrestuar (EMRI)

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për tregtim droge.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin shqiptar Indrit Kadrimi, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe gruaja e tij, 45-vjeçarja Barbara Longo. Mësohet se çifti ushtronte veprimtarinë kriminale në club-in e tyre, ndërsa aty shpërndante edhe kokainë. “Ansa” shkruan se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shqiptarit në Savona, u gjetën 40 gr kokainë si dhe 10 gr hashash, të cilat ishin përgatitur për t’u shitur.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u gjetën edhe materiali për paketimin e drogës si dhe një shumë të madhe parash. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e Genovas në pritje të masës së sigurisë, ndërsa gruaja e tij është lënë në ‘arrest shtëpiak’. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?