Kishte mbjellë fara kanabisi në 146 gota plastike, arrestohet 32 vjeçari

Një 32 vjeçar nga Skrapari është arrestuar pasi iu gjetën në banesë fara kanabisi të mbjella në gota plastike.

Nga kontrollet e policisë në banesën e shtetasit O.Gj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike  ku brenda tyre kishte të mbjella fara të  dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike  ku brenda tyre kishte të mbjella fara të  dyshuara narkotike cannabis sativa,” thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?