Kishte mbushur makinën me dru, policia ndalon 40-vjeçarin në Manzë
Një 40-vjeçar me iniciale G.T. është vënë nën hetim nga policia pasi është kapur duke transportuar lëndë drusore me automjetin e tij tip “Benz” në Manzë të Durrësit. Sipas policisë drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndë drusore.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Manzë, kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Rrugor Manzë-Shkallë, mjetin tip “Benz” që po transportonte lëndë drusore.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. T., 40 vjeç, po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Stacionin Policor Manzë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin G. T., 40 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.
Materialet në ngarkim të shtetasit G. T. janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
KOHA JONË SONDAZH

