Kishte mbushur xhepat me heroinë, kapet i riu te stolat e lulishtes në Tiranë

Policia ka goditur një rast të trafikut të heroinës duke arrestuar një 36-vjeçar me inicialet I.A.

Sipas policisë, në rrugën “Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat “Shqiponja ” u kap dhe u arrestua në flagrancë  i riu me katër doza heroinë.

Ndërkohë që në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u arrestua S.SH. 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për shitje droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me dy të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018,  ai shpërndante lëndë narkotike kanabis (355 gr) në rrugën “Bego Hoxha”, por në momentin e ndërhyrjes u arratis, ndërsa dy të tjerët u prangosën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?