Kishte shfaqur shenja depresioni, vetëmbytet 55-vjeçarja në Skrapar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Skrapar, aty ku në lumin e fshatit Rehovë është vetëmbytur një 55-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me iniciale Sh. Ll. është nxjerrë nga uji, dhe sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e familjarëve 55-vjeçarja prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Skrapar/ Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?