Kishte shkuar për të rregulluar një defekt, aksidentohet 50-vjeçari në Fushë-Arrëz. Niset drejt Traumës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Arrëz, ku një punonjës i një kompanie celulare është gjetur i shtrirë pranë antenave.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar një qytetar, i cili ka njoftuar për praninë e një personi të shtrirë në fshatin Krrabë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me emergjencën civile dhe ekipet shëndetësore, në zonën e njohur si Mida, ku ndodhen antenat.
Nga verifikimet paraprake është identifikuar shtetasi L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të riparuar një defekt në një prej antenave.
I plagosuri është transportuar me helikopter drejt Spitali i Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
KOHA JONË SONDAZH

