Kishte shpresa te Shkodra, partia e Jozefina Topallit renditet e 5-ta për numër votash

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk ka arritur të sigurojë mjaftueshëm vota në Shkodër megjithëse kishte shpresa në qytetin e lindjes.

Partia ‘Lëvizja për Ndryshim’ sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga numërimi i deri tanishëm ka arritur të sigurojë vetëm 838 vota. Një numër ky i ulët për të siguruar një vend në Kuvend.

Kujtojmë se Jozefina Topalli kryeson listën në qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Ndërkohë pritet përfundimi i procesit të numërimit për të parë se si do të ndryshojë rezultati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?