Kishte vënë maskën keq, Rama-qytetarit: Pse s’më thua, apo ashtu e do PS-në ti? (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte në fshatin e Farkës në Tiranë, ku dorëzoi letrën e legalizimit një prej familjeve, shtëpia e të cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa komunikonte me kryefamiljarin, Rama në një moment kupton që maskën e kishte vendosur së prapthi. Rama e heq për ta rivendosur sërish, duke i kërkuar “llogari” edhe kryefamiljarët se përse nuk i kishte thënë gjë.
Biseda
Rama: Pse s’më thua që e kam vënë PS-në mbrapsht, apo ashtu e do ti mbrapsht?
Kryefamiljari: Po unë nuk e dija që është PS-ja ajo.
https://www.instagram.com/p/CGpzUksJpem/