Kivi në Librazhd

Si një nga frutat ekzotike më të pëlqyera, por edhe më të shëndetshme në treg, kivi nuk është më peng i importit. Ramadan Sollaku, së bashku me familjen e tij nga fshati Vehçan i Librazhdit, ka investuar në mbjelljen e 5 mijë rrënjë kivi, por, përveç investimit të konsiderueshëm fillestar, tashmë ka nevojë edhe për mbështetjen e shtetit.

“Kam që në vitin 1997 që jam emigrant në Greqi. Më pëlqente si produkt dhe thashë ta sillja në vendin tim dhe ta punoja këtu. 1500 euro rrënja ka kushtuar, plus investimet e tjera”, tregon Ramadani.

E ndërsa prodhimi duket i mbarë, Ramadani ka nisur të mendojë për tregun dhe për domosdoshmërinë e një pike grumbullimi: “Nuk ka treg. Të shohim, do i vjelim e më pas të shohim se çfarë do të bëjmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kivi duket se ka gjetur kushte klimaterike të përshtatshme për t’u kultivuar edhe në Shqipëri. Fermeri thotë se bima kërkon një klimë jo shumë të nxehtë dhe vaditje të vazhdueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?