Kjo është drogë. Kapen 1.5 ton drogë në Itali

 

Nuk ndalon droga nga Shqiperia. Policia italiane ka sekuestruar një tjetër sasi të madhe droge. Burime të Lapsi.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë për plot 1.5 ton kanabis sativa. Lënda narkotike ka kaluar përmes portit të Durrësit.

Për momentin nuk jepen të dhëna të tjera rreth këtij operacioni.

Nisur nga sasia e madhe e drogës, dyshimet janë se kalimi i saj drejt Italisë është mundësuar edhe prej implikimit të funksionarëve të policisë në portin e Durrësit.

Megjithatë pritet që në orët në vazhdim të ketë më shumë të dhëna rreth këtij operacioni. Gjatë këtij viti autoritetet italiane kanë kapur sasi të mëdha droge që vinin nga Shqipëria.

Përvec rrugëve tokësore dhe detare, së fundmi trafikantët transportojnë drogën nga Shqipëria në Itali edhe me avion

SHKARKO APP