Kjo është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër

56-vjeçarja Flutura Basha humbi jetën në atentatin ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit mbrëmjen e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Flutura Basha ishte viktima e pafajshme e këtij atentati, e cila po udhëtonte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, në momentin kur atentatorët kanë qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Mjeti i tyre më pas është përplas me motorin e çiftit Basha, duke lënë të vdekur Fluturën. Ndërkohë, bashkëshorti i saj Bashkim Basha është në gjendje të rëndë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?