Kjo është gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë në Tiranë, punonte në lokal
Fotoja që shihni është e Mimoza Pajës, gruas që punonte si kamariere dhe banakiere në lokalin ku mbëmë mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri.Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 te lokali i Fatjon Muratit.
Persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit duke bërë shoshë xhamat nga plumbat dhe duke vrarë Mimoza Pajën, ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë, mes tyre dhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Sahit Murati, që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit me armë.
Gjithashtu e lënduar mbeti dhe mbesa e viktimës, 10 vjeç, nga ciflat e xhamave.
Gjendja e të plagosurve është stabile, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

