Kjo është makina “Golf” që u përdor nga autorët e vr*sjes së Gentjan Bejtjas

Makina që shikoni në foto është është mjeti tip “Volkswagen Golf”, që u përdor nga autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtjas për tu arratisur.

Sipas policisë makina rezulton të ketë targën AB960GG, edhe pse në foto duket pa targë.

Zbulimi i makinës ka arritur të zbardhë edhe përfshirjen në këtë ngjarje të Edison Haxhiut dhe shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi alias Mançellari.

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e Gentjan Bejtjas me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë.

Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e sipërpërmendur.

Autorët, sipas hetimeve, janë larguar më pas me automjetin tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, (mjeti në foto), duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

SHKARKO APP