Kjo është “Nona e protestës” që i vuri flakën Edi Ramës

 

Gjatë protestës së sotme, një grupim njerëzish pranë podiumit ku po mbaheshin fjalimet nga opozita, morën në duar një poster ku ishte stampuar fotoja e kryeministrit Edi Rama, e grisën e më pas e dogjën atë.

Por personi që e bëri këtë veprim nuk ishte një burrë, por një …e moshuar.

Kjo grua, e shtytur nga ata që e rrethonin, mori shkrepësen dhe ndezi posterin që mbante në duar.

Vështirë të besohet se është ideja e gjyshes kjo , dikush duhet ta këtë sugjeruar e më pas… adrenalina bënë punën e vetë.

Gjyshet për nga natyra njihen si paqësore dhe të dashura, ndërsa “Nona e protestës” së sotme ishte e vendosur në veprimin që po bënte….

Kush mund ta dijë se ç’hall e ka çuar deri në kryerjen e këtij akti…!?

“Dita” ndoqi nga afër tubimin e fotove dhe sjell ekskluzivisht, këto foto. DITA

SHKARKO APP