Kjo është ofertë sheikësh: 54 milion euro në vit vetëm paga e Leo Messi

 

Kjo është ofertë  mbretërore! Manchester City po mundohet ta josh Lionel Messin që të transferohet në Etihad me një rrogë të jashtëzakonshme. Manchester City ka dridhur botën e futbollit. Ekipi nga Premierliga si duket e ka marrë seriozisht transferimin e Lionel Messin në Etihad, në Angli.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, sheikët e City-t po mundohet ta josh Lionel Messin me një rrogë të jashtëzakonshme. The Sun shkruan se City pritet t’i ofroj yllit argjentinas 800 mijë paund në javë (ose 1,135 milion euro).

Kështu, paga mujore e Messit te City do të ishte 4.5 milion euro, derisa ajo vjetore do të arrinte shifrën e 54 milionë eurove, rrogë e paparë deri më tani në botën e futbollit. Messi është i lidhur ngushtë me Barcelonën, por kjo ofertë mund t’ia ndryshoj mendjen.

Nuk ka njeri që e refuzon dot këtë ofertë. I madhi Messi drejt Anglisë, kurse Barcelona do ta qajë këtë ikonë të futbollit  botëror. Flitet se edhe Kristiano Ronaldo po blihet nga një ekip anglez . Me dy yje botëror Anglia bëhet njeshi i botës.

SHKARKO APP