Kjo është sarandjotja që triumfoi në zgjedhjet lokale në Itali

Janë të shumtë emrat e shqiptarëve që kanë njohur sukses edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

I tillë është edhe rasti i një 38-vjeçarje nga Saranda. Emri i saj është Elona Demi dhe në zgjedhjet lokale në Itali, ajo ka arritur të fitojë postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës.

Në këtë provincë jetojnë gati 13.000 banorë. Kujtojmë këtu se zgjedhjet lokale në Itali u zhvilluan më 26 maj, njëkohësisht me zgjedhjet evropiane në rreth 3800 komuna italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kush është Elona Demi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka lindur në qytetin e Sarandës është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.

Ajo ka thënë në një intervistë:

Jam krenare për origjinën time shqiptare, thotë ajo, bagazhi im kulturor, historik e moral është një vlerë e shtuar në punën time. Më kanë zgjedhur për aftësitë e mia e për vullnetin që kam për t’u vënë në dispozicion të komunitetit.’’

E si përfundim mund të thuhet se Elona është një tjetër shqiptare që na ka bërë krenare jashtë kufijve të vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?