Kjo është studentja që i ‘vendosi gjobë’ biznesmenit

Sipas gazetës Panorama, Desilvja Menaj, nga Vlora, në fakt është vetëdorëzuar në komisariatin 3 në Tiranë, e shoqëruar nga avokati i saj.

Menaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda me një vit e 4 muaj burg për ‘shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’.

Ngjarja ndodhi nëntorin e vitit 2014.

Ajo u denoncua nga i dashuri i saj, një biznesmen i njohur në Vlorë, i cili tha se ajo i ka dërguar disa mesazhe në celular, ku i kërkonte 15 mijë euro.

Vajza u procedua në gjendje të lirë nga policia, pasi pretendonte se ishte një shaka dhe mesazhet nuk kishin qëllim përfitimi.

Por Gjykata e Krimeve të Rënda, me një vendim të formës së prerë, e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg, qershorin e vitit të shkuar.

SHKARKO APP