Kjo është vula që do përdoret në çdo dokument shtetëror

Është Viti i Skënderbeut, ashtu siç e ka promovuar edhe qeveria. Kjo do të jetë vula që do të shoqërojë çdo dokument shtetëror këtë vit. Vetë kryeministri Rama e ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Viti 2018 është cilësuar dhe si Viti i Skënderbeut dhe logo do ta përfaqësojë zyrtarisht këtë vit. Është quajtur si viti i Skënderbeut sepse përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?