Kjo javë mbyllet me bojkot, nga e hëna pedagogët e Histori-Filologjisë një ditë në javë protestë

Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Histori-Filologjisë e shpalli këtë javë, javë proteste.

Dekani i Fakultetit, Sabri Laçi, zbardhi vendimet pas një diskutimi prej 1 orë e gjysmë të Asamblesë.

Nga java e ardhshme, tha ai, do të ketë një ditë protestë në javë sipas një kalendari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asambleja e pedagogëve është thirrur për situatën e krijuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe përgjithësisht në arsimin e lartë, në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Meraku i të gjithë ishte dhe mbetet sesi do të dilet nga kjo situatë, si do të reagojnë në vijimësi profesorati dhe institucionet drejtuese. U diskutua për gati një orë e gjysmë dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimarrjen e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Historisë dhe Filologjisë dhe në vijimësi  në javët që vinë protesta do të vijojë një ditë në javë sipas një kalendari, javën e parë të hënën, të dytën të martë etj. Qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndëgjegjësimi për gjithë problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në Shqipëri”– u shpreh dekani i Fakultetit, Sabri Laçi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?