Kjo krijesë shumë e rrezikshme mund të ketë sjellë koronavirusin

Pangolini mund të jetë një nga krijesat më të rrezikuara në botë. Por tashmë ai po përflitet edhe për diçka tjetër. Kjo krijesë e vogël dhe e ngrojtur, pa dhëmbë është mamali më i vogël me skelet në botë.

Por gjithashtu mbetet krijesa më e trafikuar në botë dhe është në listën e kafshëve më të rrezikuara për zhdukje. Kjo për shkak se shumë kinezë besojnë se ai mund të kurojë shumë probleme shëndetësore, duke nisur nga impotenca, artriti, kanceri në mëlçi, aknet e madje edhe astmën.

Sigurisht këto janë thjesht trillime. Por kjo nuk i pengon kinezët që ta përdorin mishin e pangolinit si një shenjë pasurie dhe privilegji nëpër bankete. Disa madje preferojnë që të konsumojnë fetusin e pangolinit, i cili hidhet në supë ose verë. Besohet se ai shërben si afrodiziak.

Një krijesë e tillë shitej edhe në tregun e Wuhan-it, prej nga buroi sëmundja e koronavirusit.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët mendojnë se pangolini është arsyeja e shpërthimit të virusit dhe jo gjarpërinjtë dhe as lakuriqët. Pas një analize të bërë me sekuencat gjenetike të pangolinit për virusin, 99 përqind e tyre përputhet me pacientët e prekur nga sëmundja.

Një pangolin kushton të paktën 15 mijë dollarë. Shumë aktivistë në mbarë botën kanë nisur prej kohësh një fushatë për të mbrojtur këtë krijesë nga zhdukja.

 

SHKARKO APP