“Kjo pakicë e papërgjegjshme rrezikon seriozisht përhapjen e COVID-19”, Ulsi Manja: Pse vendosëm dënimin deri në 15 vite burg

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, foli në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për vendimin e qeverisë për të ashpërsuar Kodin Penal pë rata që shkelin masat kundër koronavirusit.

Deputeti Manja tha se Kodi Penal ka pasur një boshllëk ,që në vitin 1995 kur hyri në fuqi, sa i takon ndëshkimeve për karantinën, kur flitet për mbrojtjen e jetës së njeriut nga epidemitë. Manja tha se ky boshllëk do të plotësohet pikërisht tani, kur vendi po përballet me COVID-19.

Pyetje: Rama ka thënë se nuk do të tërhiqet nga aplikimi i masave. Përse këto masa shkojnë kaq larg, sa i përket ndëshkimi të shkelësve, deri në 15 vite burg? Nuk patët frikë, kur e menduat këtë?

Ulsi Manja: Dua ta nis me një falënderim për komunitetin e bluzave të bardha në gjithë Shqipërinë, veçanërsht ata që janë në vijën e parë të frontit, në këto ditë të vështirë, dhe shqiptarët që me sa kanë mundur u janë gjendur në ndihmë personave që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për kontributin e secilit prej nesh. Janë momente të vështira. Mirënjohje për shqiptarët, që duke ruajtur veten e familjen, ruan edhe të tjerët nga kjo pandemi shumë e rrezikshme.

Pyetje: Pse bëhen ndryshime kaq të forta në Kodin Penal, kur mbi 99% e popullsisë ka zbatuar të gjitha masat?
Manja: Nuk janë ndryshime në Kodin Penal, por janë plotësime të një boshllëku ligjor që kemi që nga viti 1995, kur ka hyrë në fuqi Kodi Penal. Kemi ndërhyrë plot 30 herë, por askush nuk është kujtuar për të pasur në Kodin Penal disa nene që marrin në mbrojtje jetën dhe shëndetin publik. Hartuesit e Kodit Penal të 1995 janë kujdesur të kenë ndëshkime për karantinën për kafshët, por ka një boshllëk në lidhje me mbrojtjen e jetës nga epidemitë. Meqë na ra halli tani, nuk do të thotë që të mos e bëjmë këtë plotësim, por t’ia lëmë sërish harresës.

Jam darkod që shqiptarët i kanë zbatuar masat, por dinamika e përhapjes së virusit na tregon se pikërisht kjo pakica e vogël e pandërgjegjshme, ndaj të cilës nuk japin efekt masat e ndërmarra deri më tani, lipset që për ta garantuar këtë hapjen graduale të jetës pas pandemisë në Shqipëri, është shumë e nevojshme që të kemi në Kodin Penal nene të caktuara, që penalizojnë veprime ose mosveprime të caktuara të kësaj pakice të pandërgjegjshme njerëzish, që rrezikojnë seriozisht përhapjen e sëmundjeve infektive dhe dëmtin rëndë të jetës së shqiptarëve. Me këtë që po bëjmë po plotësojmë këtë vakuum që kemi në Kodin Penal.

SHKARKO APP