KKT/ Leje ndërtimi për 11 HEC-e, 2 komplekse turistike në Hamallaj, fabrikë pasurimi kromi

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar plotë 26 vendimi.  Ajo që bie në sy është dhënie e lejeve të ndërtimit për 11 HEC-eve, ndërsa për gjashtë HEC-e të tjerë është dhënë leje për ndërtimin e burimit të ri gjenerues të energjisë.

Gjithashtu është miratuar vendimin edhe për shtyrjen e afatit të ndërtimit për tre hidrocentrale, “Stavec” në Dibër, “Shëngjun” në bashkinë Klos, si dhe “Spathara” në bashkinë e Librazhdit.

KKT ka dhënë leje edhe për ndërtimin e dy komplekseve turistike “Hamallaj” dhe “Lalzi Marina Seaside” me vendndodhje në Hamallaj, bashkinë e Durrësit.

Ndërsa në Bulqizë do të ndërtohet një fabrikë pasurimi kromi.

Vendimet e marra në mbledhjen e 6 nëntorit:

  1. Për miratimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “ Tirana Residential & Business Park për një zonë të re me përdorim miks në Tirana Business Park, Rruga e Rinasit, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues “Tirana Business Park” sh.p.k.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues “Tirana Business Park” sh.p.k.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i kolektorit kryesor dhe ITUP në zonën turistike Gjiri i Lalëzit, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.
  4. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë anësore e zyrave të ZVRPP Librazhd, Bashkia Librazhd”, me subjekt zhvillues Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme (ZVRPP) Librazhd.
  5. Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Rikonstruksion i plotë për adoptim zyra, ish reparti marangoz e hidraulik, Aparati Qëndror i SHISH-it, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Shërbimi Informativ i Shtetit.
  6. Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Rikonstruksion i Shkollës Hoteleri-Turizëm”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Fabrikë Pasurimi Kromi, me vendndodhje në Krastë-Theken, Bashkia Bulqizë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Koxherri” sh.p.k.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Dukona”, në përroin e Dukonës, Bashkia Berat, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukona” sh.p.k.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “EME”, në përroin e Shëngjinit të Gurrzës, degë e lumit Fan i Vogël, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “EME Energy” sh.p.k.
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “ARSTI”, në përroin e Arstit, degë e lumit Drin, Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “HEC Arsti” sh.p.k.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Gur i Zi”, në pjesën e sipërme të lumit Kurvajt dhe në degët e tij, Bashkia Mat, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aris Albania” sh.p.k.
  12. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC-eve Mesmal 1,2,3 dhe Selca 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Selcës dhe Velçanit, Bashkia Maliq, Qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Energjia Valamara” sh.p.k.
  13. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Shelli”, në përroin e grykës së Shellit dhe ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë,  hidrocentralit “Daznjanë”, në përroin e Daznjanës, Bashkia Mat, Qarku Dubër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aris Albania” sh.p.k.
  14. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Dobrinjë”, në pellgun ujëmbledhës të lumit Cemi i Selcës, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ë.T.S-Energji” sh.p.k.
  15. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Lusen 1,2,3 në përroin e Mullirit dhe Vllanijes në Bashkinë Kukës, Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eurobiznes” sh.p.k.
  16. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Llengë 1”, “Llengë 2” dhe “Llengë 3”, në Bashkinë Pogradec, Qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Energjia Ekologjike” sh.p.k.
  17. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i hidrocentralit “Stavec”, Komuna Martanesh, Qarku Dibër”, miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 3, datë 18.01.2013, me subjekt zhvillues shoqërinë “Koka & Ergi Energy Stavec” sh.p.k.
  18. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i hidrocentralit “Shëngjun”, në përroin e Bejnit, Bashkia Klos”, miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 3, datë 11.10.2016, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Irarba Energji” sh.p.k.
  19. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: Ndërtimi i hidrocentralit “Spathara”, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 2, datë 10.05.2013, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Luçente Konçesionare” sh.p.k.
  20. Leje Ndërtimi për rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit ekzistuese dhe shtesë në sipërfaqe për objektin: “Kapanon industrial “Albaco Shoes” për aktivitet prodhimi 1 dhe 2 kat”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albaco Shoes” sh.a.
  21. Leje Zhvillimi për objektin: “Shtesë shërbimesh me funksion agroturizëm dhe hoteleri në objektin ekzistues “Taverna Melko”, 1 dhe 2 kat, me vendndodhje në fshatin Boboshticë, Bashkia Korçë”, me zhvillues Alketa Melko dhe Olsi Melko.
  22. Për miratimin e ndryshimit të titullit të objektit të miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 12, datë 12.04.2017 dhe ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Step” sh.p.k.
  23. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje në Hamallaj, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.a.
  24. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Rezidencial “Lalzi Marina Seaside”, me vendndodhje në Hamallaj, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare” sh.p.k.
  25. Për miratimin e lejeve të zhvillimit/ ndërtimit nga autoritetet e zhvillimit të territorit, në zonat ku kategoria e propozuar e përdorimit të tokës, sipas PPV-ve të miratuara, është B (Bujqësi), me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
  26. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.

SHKARKO APP