Klajda Gjosha i përgjigjet 69 pyetjeve/ Zbuloni detajet nga jeta e ish-ministres…
Klajda Gjosha, deputete e LSI-së, pati një rrëfim ndryshe për emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ish-ministrja e Integrimit iu përgjigj 69 pyetjeve të “Pasdites” mbi përditshmërinë dhe jetën e saj.
Çfarë ore jeni zgjuar në mëngjes?
Që në orën 07:00.
Çfarë është gjëja e parë që bën sapo zgjohesh në mëngjes?
Duhet të puth Luisin.
A ke kafshë shtëpiake?
Kam pasur, por fatkeqësisht ka ngordhur përpara një muaji.
Cili është talenti yt sekret?
Të gatuaj.
Cili është filmi që të ka bërë të qash më shumë?
Hachiko.
Cili është filmi që të ka bërë të qeshësh më shumë?
Nuk e mbaj mend.
Programi yt i preferuar televiziv?
Më pëlqen të shoh spektaklet që na bëjnë për të qeshur sepse jemi lodhur shumë me politikë.
Nga 1 në 10, sa romantike është Klajda?
9.
Cili është sekreti më i vyer për jetën që ke mësuar deri tani?
Ta jetoj çdo ditë sikur të ishte e fundit.
A beson Klajda në dashuri me shikim të parë?
Unë besoj te dashuritë që kanë vlera, te ato që lindin nga një miqësi e vërtetë.
Cila është pyetja që ta bëjnë më shpesh?
Si ka mundësi, kaq e re në politikë?
Cila është pyetja që urren kur ta bëjnë shpesh?
Sa vjeç je?
Cili është vendi që do të doje të udhëtoje tani?
Në Londër.
Kinema apo teatër?
Kinema.
Të marrësh dhurata apo të bësh dhurata?
Të bëj dhurata. Është shumë më bukur të shohësh njerëzit kur reagojnë teksa marrin dhuratë.
Martesë apo bashkëjetesë?
Martesë.
Klajda Gjosha si mama.
E adhuroj këtë pjesë.
Momenti më i vështirë në punë?
Udhëtimet e mia jashtë vendit, kur më duhet të bindja vendet anëtare për statusin e vendit kandidat.
Instagram apo Facebook?
Instagram.
Pro apo kundër ndërhyrjeve estetike?
Kundër.
Taka apo atlete?
Taka.
Dietë apo sport?
Fatkeqësisht, unë jam te dieta.
Të kripura apo të ëmbla?
Të kripura.
Këshilla më e vyer që të ka dhënë mamaja?
Të jesh e përgjegjshme.
Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde?
Portofoli.
Nëse do të kaloje një ditë të tërë me dikë, kush do të ishte ai person?
Me Ardianin.
Cila është ideja jote e një dite perfekte?
Një zgjim i vonë dhe të kaloja ditën me Ardianin, Luisin dhe të mos më binte telefoni.
Nëse Klajda do i jepte një këshillë vetes së saj në moshën 20-vjeçare, cila do të ishte ajo?
Në atë moshë unë kam qenë jashtë Shqipërie dhe nuk është një këshillë, por diçka që mua më ka munguar: njerëzit e mi të afërt.
Aktori yt i preferuar?
Richard Gere.
Një politikan nga i cili merr shembull?
Kam disa gra të politikës amerikane, të cilat i ndjek shumë.
Politikani që acaron më tepër Klajdën?
Nuk kam një të tillë.
Je penduar ndonjëherë që ke hyrë në politikë?
Ka pasur momente.
Mban mend një moment të sikletshëm?
Dita e parë e Parlamentit kur u zgjodha deputete.
Shumë emocione?
Shumë dhe kam pyetur veten se çfarë bëj unë këtu.
Po momenti më i bukur?
Ka pasur shumë të tilla, sidomos gjatë punës sime si ministre. Statusi i vendit kandidat, por edhe rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë.
Cili është rekordi i fluturimeve për Klajda Gjoshën?
Në një vit, mund të kem bërë edhe 20 udhëtime.
Shef Ilir Meta apo shefe Monika Kryemadhi?
Secili ka specifikat e veta dhe për mua kanë vend të veçantë.
Kënga që të bën gjithmonë të kërcesh?
Kam shumë të tilla.
Si do e përshkruaje Tiranën me 3 fjalë?
Është një vend ku jetohet mirë.
Sa “fashionista” është Klajda?
Më pëlqen ta ndjek dhe mundohem të jem.
Cila është fjala që përdor më shumë?
Falemnderit.
Nëse do të zgjidhje dikë që të jetonte në apartamentin ngjitur, kush do të ishte ai person?
Nuk kam preferenca të tilla.
Një film ku do të donit të ishit protagoniste kryesore?
Romeo dhe Zhuljeta.
Gjëja më e guximshme që ke bërë ndonjëherë?
Jam larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare, e vetme.
Cila është gjëja më romantike që një mashkull duhet të bëjë për një femër?
Një darkë me qiri për mua do të mjaftonte.
Një hobi nga i cili nuk heq dorë kurrë?
Gatimi. E dua shumë edhe pse kam qenë e ngarkuar me punë.
A do të donit që Luisi të ndiqte profesionin tuaj?
Ai është i lirë që të ndjekë profesionin që dëshiron. Unë do të preferoja një profesion që do t’i jepte siguri, por edhe ku do të kishte talent.
Si do ta përshkruaje veten me 3 fjalë?
E qetë, e përgjegjshme dhe shumë e drejtpërdrejtë.
Surpriza më e madhe që ke marrë ndonjëherë?
Një surprizë që më është bërë në një emision, ku motra ime erdhi nga jashtë dhe unë kisha shumë kohë pa e parë.
Pseudonimi që ka Klajda që e vogël?
Nuk kam pasur një të tillë.
Një eksperiencë të cilën do e ripërsërisje?
Udhëtimet me Luisin dhe lumturia e tij në momentin që udhëtonte me mua.
Romani që ke lexuar më shumë se një herë?
Nuk i rikthehem librave.
Ke frikë nga plakja?
Jo, mendoj që çdo moshë ka bukurinë e vet.
E ke menduar ndonjëherë ikjen nga Shqipëria?
Kam jetuar jashtë dhe vendosa të kthehem. Kështu që, nuk kam ndonjë kuriozitet.
Çfarë do të bësh direkt pas kësaj interviste?
Do të kthehem në Kuvend.