Klajdi Bitri u vra pa pasur faj! 23 vjeçari u godit nga algjeriani me pushkë peshkimi

Klajdi Bitri, vetëm 23-vjeç u vra pa pasur faj në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me pushkë peshkimi. Krimi tragjik ndodhi pasdites së dielës, 27 gusht 2023, në mes të ditës mes panikut të kalimtarëve. Ngjarja tragjike sipas dëshmitarëve nisi nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim.

Mediat italiane thonë se 23-vjeçari është përfshirë në konflikt me qëllim shuarjen e tij dhe ndarjen e dy palëve, kur tragjikisht është goditur nga shtetasi algjerian me pushkën e peshkimit në gjoks. Pas ngjarjes 27 vjeçari u largua me makinë, për t’u prangosur disa orë më vonë.

Pas arrestimit shtetasi algjerian i cili ishte në makinë me të dashurën e tij, shprehet i dëshpëruar për ngjarjen. Në makinën e tij gjithashtu u gjet pushka e peshkimit me të cilën goditi për vdekje të riun shqiptar që sipas mediave italiane ishte punëtor në zonën ku ndodhi ngjarja.

SHKARKO APP