KLD: Fehmi Petku në krye të Gjykatës së Apelit

KLD, pas mbledhjes së ditës së sotme vendosi emërimin e Fehmi Petku në krye të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi edhe Ramiz Lalën, si kryetar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Më tej, KLD miratoi edhe aktet e vlerësimit për katër gjyqtarë, Rexhina Merlika në Krujë, Pashk Gjaci në Përmet, Ornela Naqellari në Përmet dhe Ardiana Bera në Tiranë.

Këshilli vendosi gjithashtu delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

SHKARKO APP