KLD shkarkoi për herë të dytë gjyqtarin e Shkodrës, arsyeja: ka probleme mendore

 

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkuan për të dytën herë gjyqtarin e Shkodrës Albano Çepele.

Gjykata e Lartë e kishte rrëzuar shkarkimin e tij, në vitin 2014. Sipas Inspektoriatit të KLD-së Çepele ka probleme mendore dhe për këtë fakt është shkarkuar nga detyra. KLD me propozim të Ministrit të Drejtësisë pezulloi nga detyra edhe gjyqtarin e  Sarandës Rasim Doda pasi ndaj tij ka një process hetimor.

Ndërkohë KLD-ja për shkak të vonesave në zbardhjen e vendimeve nga Gjykatat, urdhëroi inspektorët të ushtrojnë kontroll në Gjykatën e Rrethit Tiranë, Apelit, në Gjykatën e Vlorës dhe Shkodrës.

Mbledhja e KLD-së u zhvillua dje, ku morën detyrën edhe 4 anëtarë të rinj të saj, të zgjedhur nga gjyqtarët.

SHKARKO APP