KLD shtyn mbledhjen, shkak kuorumi

Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi nuk u plotësua kuorumi.  Në pikën e parë të rendit të ditës, ishte kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Administratives në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjithashtu ishte parashikuar dhe debati mbi raportin e Inspektoratit mbi gjendjen e gjykatave në Shqipëri.

Numri i gjyqtarëve është i reduktuar në disa gjykate, për shkak të shkarkimeve nga Vetting-u dhe largimet. Gjykata e Kavajës dhe e Lushnjes kanë më pak se 5 gjyqtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i Inspektoratit do të nxjerrë në pah realitetin ku ndodhet situata e gjykatave shqiptare. Ndërsa një tjetër pikë që ishte planifikuar për të qenë pjesë e rendit të ditës ishte kërkesa e magjistratëve për emërim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?