Kledi Kadiu surprizon nxënësit e Kamzës te zyra e Lali Erit (FOTO)

Artisti dhe balerini shqiptar i mirënjohur në Itali, Kledi Kadiu ka surprizuar nxënësit e Kamzës.

Nxënësit e Kamzës që kishin ardhur për vizitë në Bashkinë e Tiranës, patën mundësi të takonin e zhvillonin bisedë me Kadiun. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka thënë që Kledi Kadiu po nderon Shqipërinë jashtë kufijve të saj.

“Kledi Kadiu është jo vetëm një artist i shkëlqyer, por dhe një super djalë e shok i mirë që nderon Shqipërinë e gjithë shkollën tonë të artit! Forca lal”,-thotë Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balerini i njohur është larguar në Itali në muajin gusht të 1991 dhe ka ndërtuar karrierën e tij atje, ku edhe njihet si një nga balerinët më të dashur dhe talentuar të programit “Amici” në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?