Klerikët shqiptarë dënojnë videon e ISIS‏

 

Videoja e dy shqiptareve, te Kosovës e Shqipërisë qe ne emër te shtetit islamik kërcënuan dy vendet tona, ka ngjallur reagimin e klerikëve myslimane. Per kreun e lidhjes hoxhallarëve te Shqipërisë, Justinian Topulli, gjuha e përdorur ne video është e papranueshme.

Justinian TopulliUne them qe është nje gjuhe totalisht e papranueshme dhe e refuzueshme. Edhe pse ata përdorin per te artikuluar nje gjuhe te tille problemet qe ndoshta kane myslimanet ne trojet shqiptare, mirëpo absolutisht nuk mund te përdoret nje gjuhe e tille per te zgjidhur problemet. Per me tepër përveç se është e refuzuar dhe e papranueshme ajo hedh benzine ne zjarrin e islamofobise mes shqiptareve duke krijuar nje përshtypje qe myslimanet nuk kane gjë tjetër veçse te ankohen apo te krijojnë te tilla probleme me shoqërinë duke kërcënuar.

Por klerikët myslimane, nuk jane te vetmit qe dënojnë videon e dy shqiptareve, pasi këtë qëndrim mbajnë edhe klerikët katolike.

Dom Gjergj Meta: Unë nuk e kam pare videon, sepse kam refuzuar ta shoh qysh ne momentin qe është dhënë lajmi. Per mua një video e tille, nuk duhet t’i serviret publikut sepse është njësoj si t’i serviresh një fëmije, një video pornografike, apo diçka e tille. Unë lexova fjalët qe pak a shume kane thëne ata njerëz atje. Rreziku i radikalizmit dhe fundamentalizmit fetar  eshte gjithmonë nje gjë e keqe sepse është përdorimi i religjionit per motive politike dhe ideologjike. Atëherë kur përvoja religjioze kthehet ne nje imponim për tjetrin apo kthehet ne nje rrezik për tjetrin, ajo nuk është me nje përvoje religjioze, por është nje mënyre si kërkohet te sundohet tjetri. Ne kete pike, do te thoja qe ajo video sikundër edhe mesazhe te tjera, duhet te kalojnë patjetër ne siten e organeve te sigurisë.

Përtej punës se organeve te sigurisë ne lidhje me rrezikun e ekstremizmit, ka vend edhe per punën dhe rolin qe mund te luajnë përfaqësuesit e klerit.

Justinian Topulli: Klerikët e çdo lloj feje e sidomos te fesë myslimane, duke qene se ata janë me ne qendër te vëmendjes, ata duhet te bëjnë atë qe kane bere vazhdimisht, pra t’i përmbahen besimit dhe fesë se tyre, t’u mësojnë njerëzve pikërisht ate qe u mëson atyre zoti dhe feja. T’i edukojnë njerëzit me tolerance me dinjitet me bamirësi dhe aj çka është realiteti dhe qe duhet thëne është qe besimtaret myslimane ne kete vend, por edhe besimtaret ne përgjithësi jane njerëzit me me pak probleme, janë njerëzit qe janë me larg, qofte krimeve, qofte drogës, qofte prostitucionit.

Dom Gjergj Meta: Mendoj qe duhet një bashkëpunim akoma edhe me i forte ndërmjet besimeve, ndërmjet këtyre dhe organeve shtetërore, arsimore dhe kulturore ne mënyre qe te vëmë ne fokus faktin qe përvojat religjioze, përvojat e ndryshme qe ne kemi janë nje pasurim per njeri tjetrin dhe duhet te largojmë patjetër  rreziqet e nje fundamentalizmi fetar ne radhët tona.

Por videoja tronditëse e publikuar nga Shteti Islamik, ku dy xhihadiste shqiptare kërcënojnë me sulme terroriste, nuk ka ngjallur reagime vetëm ne Shqipëri, por edhe ne Kosove, klerikët e kane dënuar gjuhen e përdorur dhe thirrjet e tyre per Xhihad ne Ballkan.

Vizion Plus

SHKARKO APP