Klevi Pojana: Më 25 prill t’u kthejmë shtetin njerëzve
Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana dhe ish-deputeti Përparim Spahiu kanë zhvilluar sot në mbrëmje takime me banorë të Tiranës, në lagjet ku qeveria ka shembur banesat pa i kompensuar pronarët e saj.
Pojana shprehet se më 25 prill do t’u japim fund abuzimeve me pushtetin dhe do të dëmshpërblehen qytetarët që kanë vuajtur pasojat e vendimeve arbitrare nga rilindja.
“Rilindja’ i harroi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ne do ta bëjmë t’i harrohet emri. E kujtoni premtimin e Ramës në 2013 për legalizime falas dhe ujë 24 orë. Edi Rama MASHTROI. Ai shkatërroi me dhunë e gaz lotsjellës banesat e qindra familjeve duke i lënë në rrugë, pa kompensim. Ai ka abuzuar si askush tjetër me pushtetin dhe sot në 2020, ende Tirana vuan mungesën e furnizimit me ujë. Sot, bashkë me Përparim Spahiun dhe Erjon Xhafën në njësinë 8, me njerëz punëtorë dhe qytetarë të denjë të këtij vendi por të nëpërkëmbur e të tradhëtuar. Në 25 Prill të bashkuar për t’i kthyer shtetin njerëzve të zakonshëm! Asgjë nuk e ndal ndryshimin!”,- shkruan Pojana në një postim në Facebook.
https://arkiva.kohajone.com/spahiu-takon-banoret-e-unazes-kompensim-i-banesave-te-shembura-me-vleren-e-tregut/