Klevis Balliu: Prokuroria pengon hetimet për Veliajn

Deputeti i PD-së Klevis Balliu deklaron se Prokuroria po pengon hetimet për denoncimin që ai ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Deklarata e plotë e Klevis Balliut:
PSE HESHT LALI ERI?
PSE KRYEPROKURORIA PENGON HETIMET?

Prej 5 ditësh PD ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre kreun e bashkisë Erion Veliaj, por ai HESHT.
Lali KULLA nuk ka asnjë fjalë për milionat e eurove që i dhuroi kompanisë Fusha.SHPK.
Lali KULLA hesht për 2.6 milion eurot që ua mori qytetarëve për tja dhuruar klientëve të tij, gjasme për të mbjellë pisha.
Por Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, e vënë nën akuzë nga PD vijon të heshtë dhe nuk zbaton ligjin. Ende nuk ka një veprim konkret nga organi i akuzës që Erion Veliaj të japë një përgjigje për këtë aferë të pastër korruptive e klienteliste.
Pse Arta Marku pengon drejtësinë?
Pse nuk përgjigjet ajo për Lali KULLËN?
Në fakt mosveprimi i Prokurorisë tregon se Arta Marku është vënë në shërbim të mafies në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?