Klevis Balliu: Rama fshihet si struci për krizën në Kakavijë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet se kreu i qeverisë, Edi Rama po largon çdo përgjegjësi nga vetja për krizën e emigrantëve shqiptarë në Kakavijë.
Mesazhi i plotë i Klevis Balliut në Facebook:

RAMA NJË STRUC
Edi Rama po sillet si një struc, në fillim tha se po flas me autoritetet Greke në telefon, gjë të cilën nuk e vërteton dot.
Pastaj dërgon Ministren e Mbrojtjes që deklaron se; kjo nuk është punë për mua dhe nuk është përgjegjësia ime.
Edvin struci fut kokën në rërë kur bëhet fjalë për problemet e qytetarëve dhe të vendit.
Rama bëri strucin në kohën e tërmetit ku qytetarët mbeten në qiell të hapur.
Rama bëri strucin në kohën e pandemisë ku nuk i dha asnjë ndihmë qytetarëve të izoluar dhe të mbetur pa punë, duke shpërndarë vetëm 40 mln euro.
Dhe tashmë në rastin e Kakavijës bën strucin duke thënë; skam çfarë bëj.
Struci Rama duket se e nxjerr kokën vetëm nëse ka ndonjë tender apo koncesion.
Për vjedhje e grabitje milionash Rama shfaqet kudo, por kur bëhet fjalë tu përgjigjet qytetarëve ai fshihet si STRUCI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?