Klevis Balliu: Rama i gatshëm të djegë Shqipërinë vetëm e vetëm të shpëtojë kokën e tij

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me denoncimin e PD për një skenar të Edi Ramës për të urdhëruar prokurorinë që të shoqërojë me forcë dhe arrestojë kreun e PD, Lulzim Basha. Balliu shkruan se pushteti i drogës kërkon t’i vendosë flakën vendit, kërkon viktima në Bulevard, kërkon arrestimin e liderit të opozitës me qëllimin e vetëm: Të mbrojë dhe të shpëtojë kokën e vetë EDI RAMËS.

Por sipas Balliut nuk ka asnjë hap pas. “Deri në fund për të shpëtuar vendin tonë me çdo mjet dhe mënyrë”, shkruan ish-deputeti.

Postimi i plotë i Klevis Balliut: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pushteti i drogës i tmerruar nga përgjimet e sotme kërkon t’i vendosë flakën vendit, kërkon viktima në Bulevard, kërkon arrestimin e liderit të opozitës me qëllimin e vetëm: Të mbrojë dhe të shpëtojë kokën e vetë EDI RAMËS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Edi Rama, Arta Marku, Taulantrat në parti me Elizabeta Imerajn dhe të gjithë aksionerët e grushtit të shtetit do të DËSHTOJNË dhe do të shkojnë para drejtësisë. Kjo do të ndodhë me HIR apo me PAHIR.

Këta bandit edhe ZVARRË do të shkojnë drejt qelive të burgut, aty ku meritojnë të jenë. Duke ditur këtë fakt Edi Rama është i gatshëm që të djegë Shqipërinë vetëm e vetëm të shpëtojë kokën e tij.

POR

Nuk ka asnjë hap pas. Deri në fund për të shpëtuar vendin tonë me çdo mjet dhe mënyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?