KLGJ: Caktohen 3 gjyqtarët e Shullazit
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka dërguar sot në Gjykatën e Posaçme emrat e tre gjyqtarëve të çështjes Shullazi. KLGJ legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të gjykuar procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.
Vendimi është bërë i ditur sot teksa Shullazi kërkonte lirinë nga qelia, pasi kanë kaluar afetet e paraburgimit. Kërkesa e avokatëve të Shullazit për të ndryshuar masën e sigurisë është rrëzuar nga gjykata. Kësisoj ai dhe te akuzuarit e tjerë do të vijojnë të qendrojnë në masën “arrest me burg” deri në dhënien e dënimit përfundimtar ndaj tyre.
Një ditë më parë, përmes avokatëve mbrojtës Emiljano Shullazi paraqiti kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë, me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor.
KOHA JONË SONDAZH

