KLGJ e KLP, Ambasada amerikane: Presim zgjedhjen e anëtarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm t’i shërbejnë vendit të tyre.

Teksa formimi i dy institucioneve, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është në horizont, Ambasada shkruan se Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj

“Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun,” shkruan Ambasada në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.

Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?