KLGJ gjen zgjidhjen për Gjykatën e Lartë, cakton gjyqtarë të përkohshëm për disa dosje

Bllokimi i Gjykatës së Lartë ku numërohen mijëra dosje që presin shqyrtim ka qenë tema e mbledhjes së ditës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili tashmë në prag të mbërritjes së gushtit, muajit të pushimeve të gjykatave të mendojë për një zgjidhje emergjente.

KLGJ ka shtruar në tavolinën e diskutimit 3 opsione për zgjidhjen e këtij ngërçi në këtë gjykatë.

Mundësia e parë ishte delegimi i gjyqtarëve, mundësia e dytë është transferimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe mundësia e tretë është caktimi i gjyqtarëve për çështje të caktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dakordësi të plotë ky Këshill ka vendosur për opsionin e tretë, çka do të thotë se për shyrtimin e disa dosjeve te veçanta do të caktohen gjyqtarë të përkohshëm të cilët duhet të kenë kaluar Vetingun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?