KLGJ kualifikon Darjel Sinën, kandidati i vetëm në garë për vakancën në Gjykatën e Lartë

Me 5 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar Darjel Sinën nga radhët e jogjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë.

Sipas “News 24” Darjel Sina që aktualisht shërben si Komisioner Publik, ishte i vetmi kandidat në garë për vakancën e hapur në Gjyaktën e Lartë.

Mësohet se 9 anëtarë votuan për Darjel Sinën, ndërsa munguan Fatmira Luli dhe Alban Toro që kanë dhënë dorëheqje më parë nga kjo çështje për shkak të konfliktit të interesit.

Tanimë pritet që Sinës t’i jepet drita e gjelbër për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, por pasi të ketë përfunduar pikëzimi në KLGJ.

SHKARKO APP