KLGJ merr sot vendimin për kryegjyqtaren e ”Tik-Tok-ut”
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet ditën e sotme për të trajtuar kërkesën e ILD-së për marrjen e masave disiplinore ndaj kryegjyqtarës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila shkaktoi një debat të madh publik.
KLGJ pritet të marrë një vendim nëse do të pezullojë ose jo gjyqtaren. ILD-ja ka kërkuar fillimisht pezullimin e gjyqtares nga detyra dhe më pas shkarkimin e saj.
Kryegjyqtarja ka pranuar që i ka bërë vetë videot, por ka mohuar t’i ketë hedhur ajo në ”Tik-Tok”. Kryegjyqtarja thotë se i kanë hedhur fëmijët e saj që janë 5 dhe 7-vjeç.