Klima e biznesit, Muço: Si xhungël, nga momenti në moment pret të dalë një kafshë të egër
Ekonomisti, Klodian Muço, ngriti shqetësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri.
I ftuar në ” Ekopolitikë” në RTV Ora, Muço e krahasoi Shqipërinë me një xhungël, ku binzesi nga momenti në moment pret ti dalë një kafshë e egër.
Klodian Muço: Ndodhemi në një klimë në vendin tonë si në një xhungël që nga momenti në moment pret të dalë një kafshë e egër këtu. Ne jemi shqiptarë, imagjino një kompani e huaj që nuk vjen për një fjalë të mirë time apo kryeministrit, vjen pasi do të krijojë në shtratin e tij të sipërmarrjes dekada investim, nuk mund të vijë për 2 apo 3 vite.
Më i ekspozuar ndaj rrezikut duket se është biznesi fason.
Klodian Muço: Eksportuesit e veshjeve dhe këpucëve që zënë mbi 40% të eksporteve shqiptare. Duek qenë sektor i rëndësishëm dhe duke pasur specifikat e dy qeverive, Shqipërisë dhe vendit ku shkon. Jemi vend jashtë komunitetit europian dhe produkti ynë taksohet me 12.5%. Sot janë me gishta ndërmarrjet shqiptare që eksportojnë produkt final, prodhim. Ekonomia shqiptare do një prodhim që me logon Made in Albania hyn në tregun europian pse jo dhe atë global, konkuron dhe merr vlerë. 2020 do të tregojë sesa eksporte do të ketë Shqipëria.