Klima e biznesit pas tërmetit, Shalsi: Kemi marrë një sërë masash për t’i dhënë oksigjen sipërmarrjes

I ftuar në hapësirën e intervistës në ‘Ora News’ Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi tha se institucioni që ai drejton është në komunikim të vazhdueshëm me biznesin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Shalsit, janë marrë masat e nevojshme dhe të menjëhershme për të mbrojtur biznesin dhe për t’i dhënë oksigjen sipërmarrjes.

Eduard Shalsi: ‘’Që në krye të herës kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me biznesin dhe sidomos në zonat e prekura më rëndë. Durrësi ka qenë më problematiku por jo vetëm. Ajo që mund të them është se fillimisht kemi synuar që bashkë me sipërmarrjen të bëjmë një vlerësim të dëmeve.’’

‘’Vëmëndje u kemi kushtuar edhe kërkesave që vijnë nga biznesi. Disa javë më parë ne kemi miratuar një sërë masash lehtësuese për këtë fazë për biznesin. Ka qenë e detyrueshme ndërhyrja ligjore për t’ju gjendur pranë biznesit. Nuk kemi lejuar kontrollet tatimore në këtë periudhë. Ka qenë kërkesë e biznesit për t’ju llogaritur dëmet në bilancet e tyre, që është marrë në konsideratë. ‘’

‘’Në komunikim të vazhdueshëm me bizneset kemi ndërmarrë një sërë masash, ka edhe disa kërkesa të tjera por që e bëjnë jetën e biznesit më të lehtë. Synimi është që krahas një verifikimi të saktë të dëmeve, të krijojmë të gjitha mundësitë për bizneset që të vijojnë aktivitetin e tyre. Edhe duke lejuar shtyrjen e detyrimeve, edhe duke mos aplikuar gjoba, duke i dhënë frymëmarrje biznesit që të vijojë aktivitetin. Kemi nisur këto masa për t’i dhënë oksigjen këtyre sipërmarrjeve.’’

SHKARKO APP