Klinika ku ndërroi jetë 3-vjeçari, Xhaxhos iu refuzua licenca 6 herë. E mori pas ngjarjes tragjike
Klinika dentale ku ndërroi jetë 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili bëri disa ndërhyrje në gojë, del që nuk kishte licencë për klinikë dentare. Vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.
3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.
Prindërit e 3 vjeçarit kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore. Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.
Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.
Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.