Klithja e poetit, Shundi: Mitrush Kuteli në “mbrojtje” të Teatrit
Në një kohë kur artistë të shumtë kanë muaj e muaj që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Rajmonda Shundi vë në skenën e një teatri që siç thotë ajo ende nuk ka drita, ujë dhe është nën kujdesin e atyre që e duan fort historinë dhe artin, rrëfimet për shkrimtarin e quajtur neutral, jashtë politikës, me një histori mahnitëse për tu përcjellë, Mitrush Kutelit.
“Nuk harrojmë Mitrush Kutelin” do të shfaqet ditën e mërkurë, datë 18 dhjetor 2019, një nga eventet që po organizohen në kuadër të festivalit për mbrojtjen e teatrit.
Si lindi ideja e zhvillimit të këtij aktiviteti? Rajmonda Shundi në cilësinë e moderatores së këtij eventi shpjegon se “Tashmë me zhvillimet e muajve të fundit, ku teatri është kthyer në një teatër partizan, mendova se ishte hapi i duhur për tu bërë pasi mu duk në sintoni të plotë me emrin që do ti sjellim publikut”.
“Gjykoj se kjo skenë e cila ka më shumë se 20 vjet luftë për të mbijetuar, i bashkohet klithjes së poetit, përkthyesit, kritikut, përralltarit, publicistit, studiuesit të shkencave ekonomike dhe mbi të gjitha, mjeshtrit të tregimit Mitrush Kuteli. /Panorama/