Klodian Allajbeu: Covid-19 ka kapacitetin e mutacionit

Një panik botëror ka shkaktuar Covid-19 dhe deri më tani ka shënuar një numër të lartë të prekurish, duke mos kursyer as jetët e njerëzve. Shifrat e personave të cilët humbin jetën janë në rritje dhe alarmante. Drejtori i Përgjithshëm i spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu thotë se kjo situatë do të kthejë vëmendjen të studimet shkencore. Allajbeu tha më tej se ky virus po tregohet i pamëshirshëm, ndërsa u shpreh se një problem i madh që shfaqet është se Covid-19 ka kapacitetin e mutacionit dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.

“Do të ketë një kthim të studimeve shkencore. Sot shohim që ky virus realisht është i mëshirshëm sepse merr njerëzit në moshë shumë të moshuar dhe ata që kanë disa sëmundje. Problemi më i madh sepse ky virus ka kapacitetin e mutacionit dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë vitin tjetër. Shpresojmë që të mos prekë mosha të tjera. Gjithmonë gripi me mutacionet e tij ka ndikuar popullata dhe kanë vdekur miliona njerëz. Të gjithë sot po përpiqen që këtë ta trajtojnë, nuk ka një shtet që sot po përfiton. Besoj që ky si viruset e tjera do të trajtohet, vaksina do të dalë, dhe do ti kthehemi normalitetit. Sot nuk mund të vendosësh dot kufij. Nëse një virus i kalon një njeriu ai është i të gjithë njerëzve. Nuk besoj që vendet do të shtrengojnë kufijtë, këto janë masa për për të parandalur rrezikun e shkaktuar nga ky virus. Sot po shohim një përqasje sakrifikuese dhe asnjë nga stafi nuk ka shprehur pakënaqësi për tu larguar nga kjo luftë”.

SHKARKO APP