Klodiana Lala zbulon vendndodhjen e Ahmetajt: Ka udhëtuar drejt një vendi të BE-së

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ”Open”, ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Ajo ka zbuluar se ai ka udhëtuar një javë më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është kthyer dhe është larguar sërish.

Lala tregoi se Ahmetaj është larguar nga vendi ditën e premte drejt një vendi të BE-së, por pa konfirmuar se ku ndodhet konkretisht ish-zv/kryeministri i vendit.

“Ahmetaj ka udhëtuar drejt një vendi të Bashkimit Evropian të premten. Ka qenë një javë më herët po ashtu në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Është kthyer dhe ka udhëtuar sërish jashtë vendit”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?