Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes së njohur si ajo e sterilizimit, duke dhënë dënime me burg për disa prej personave të përfshirë.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.
Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar gjithashtu me 6 vite burg. Edhe në rastin e tij është aplikuar procedura e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që ai të vuajë përfundimisht 4 vite burg.
Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo është dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, Saimir Kadiu u dënua me 3 vite e 6 muaj burg për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit”. Me uljen për gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi lirimin e tij nga arresti në shtëpi, pasi koha e kaluar në masë sigurie e tejkalon dënimin e dhënë.
Për Petref Mersini dhe Arben Gjata, u vendos i njëjti dënim: 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes zbret në 2 vite e 4 muaj. Në të dy rastet, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 24 muaj.
Ndërsa për Gent Burazeri u caktua 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 1 vit. Ai do ta kryejë dënimin me punë në interes publik.
Edhe Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes u bë 1 vit, ndërsa gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për 2 vite.
I pandehur për këtë aferë është edhe ish-ministri Ilir Beqaj, por çështja e tij është e ndarë dhe ai do të gjykohet veçmas.
Lista e plotë e dënimeve:
Klodian Rrjepaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.
Ilir Rrapaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.
Marsela Sejranaj – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.
Saimir Kadiu – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.
Petref Mersini – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.
Arben Gjata – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.
Gent Burazeri – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, punë në interes publik.
Naile Ajazi – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, 2 vite shërbim prove.
KOHA JONË SONDAZH

