Klos/ Qindra hektar pyje e kullota përfshihen nga zjarri
Qindra hektar pyje e kullota të bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga zjarri. Zjarri i fuqishëm i avancuar dhe nga era ka arritur deri në aksin nacional Qafë e Buallit, Klos duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.
Zjarri është përhapur edhe në pyjet e territorit të bashkisë Bulqizë ku siç shihet edhe nga pamjet i gjithë qyteti i Bulqizës është mbuluar nga tymi.
Edhe pse dy zjarrfikëse shkuan në vendngjarje nuk mundën ta neutralizojnë zjarrin pasi e kishin të vështirë për shkak të terrenit të vështirë. Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

