Klosi: 1900 studentë, në administratë (shpresë, për më të mirët)

Edhe pse të rinjtë e shumtë dhe të zakonshëm të këtij vendi e kanë humbur besimin tek aplikimet që bëhen në administratë, Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u ka bërë sot thirrje të gjithë studentëve që të aplikojnë për praktikat profesionale në Administratë Shtetërore.

Deri tani jo vetëm që aplikimet nuk kanë ekzistuar, por në administratë janë pranuar përgjithësisht ata që janë marrë me fushatë (pavarësisht nëse kanë lexuar dhe janë formuar në shkollë), apo janë afruar qoftë edhe nga prindërit apo të afërmit e tyre politikë, ose kanë paguar për një vend pune, apo kanë gjetur një formë tjetër, çka realisht sot ka sjellë degradimin e administratën publike në një nivel krejt të papranueshëm për publikun e gjerë dhe Europën ku duam të integrohemi.  

Megjithatë, në një takim të organizuar me pedagogë e studentë Ministri Blendi Klosi tha se pas intershipit do të ketë mundësi të shumta punësimi për studentët që do të vlerësohen maksimalisht.

“Sot ne jemi të gatshëm të presim 1900 fitues për të qenë pjesë e administratës publike, për të qenë pjesë e administratës publike për një periudhë 3- mujore pra Korrik, Gusht, Shtator. Në këto tre muaj do të jeni pranë administratës publike,”- shtoi ministri, i cili zuri vendin e Erion Veliaj, që po kandidon për bashkinë e Tiranës.

Duke theksuar se kjo ishte një nismë e kryeministrit Rama, Klosi tha se periudha e praktikës profesionale do të zgjasë tre muaj dhe do të përdoret si eksperiencë pune për punësimin në shtet dhe përfitimin e statusit të nënpunësit cvil.

“Shërbimi civil siç ju thashë, ju mbron shumë në karrierën tuaj në administratën publike. Të aplikosh për statusin në nën-punësin civil duhet të kesh 1 vit punë dhe ajo që po bëjmë nën kujdesin e kryeministrit me vendim të Këshillit të Ministrave është që edhe kjo periudha tre mujore e qëndrimit pranë një zyre të shtetit shqiptar do t’ju njihet si eksperiencë pune, duke ju dhënë mundësinë të aplikoni tashmë më kollaj në ligjin e shërbimit civil,” – sqaroi Klosi. Ndonëse procesi i pranimit të 1.900 studentë mund të lërë shumë për të dëshiruar,

Po ashtu Klosi u bëri apel edhe pedagogëve të të gjitha universiteteve, që të  nxisin studentët që të aplikojnë.

SHKARKO APP