Klosi apel qytetarëve: Stop përdorimit të qeseve plastike!
Në Ditën botërore të Mjedisit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u bëri apel qytetarëve dhe bizneseve që t’i japin fund përdorimit të qeseve plastike. Prej datës 1 korrik hyn në fuqi vendimi për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit, importimit të qeseve plastike dhe apeli i ministrit Klosi përkon pikërisht me temën e kësaj dite, që bën thirrje për të luftuar ndotjen nga plastika.
Gjatë takimit me pedagogë studentë dhe ekspertë të Mjedisit, ministri Klosi theksoi se kjo politikë mund të mos jetë e pëlqyeshme për biznesin por grupi më i madh i interesit mbeten qytetarët që duan një mjedis të pastër.Vendimi është një nga më të rëndësishmit në përmbushje të Operacionit të Pastrimit të Shqipërisë “Clean&Green” 2020”. Sipas kwtij vendimi masat pwr shkeljen e tij variojnw nw gjoba nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë. Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjël: supermarketet, dyqanet, apo cdo subjekt që pas hyrjes së VKM në fuqi, do të tregtojë mallra me këto ambalazhe.
Vendimi kundër përdorimit dhe tregtimit të qeseve plastike, nuk është i fundit në zinxhirin e ashpërsimit të masave ligjore kundër ndotësve. Ministri Klosi përmendi gjithashtu edhe afatin për vendosjen e depuratorëve. Inspektoriati shtetëror i mjedisit ka filluar tashmë evidentimin e të gjithë subjekteve që shkarkojnë në det ujërat e zeza.
Ministri Klosi shtoi në fjalën e tij se mendimi I botës akademike, ësthë I vlefshëm për nzgjidhjen e shumë problematikave dhe për këtë arsye pranë ministrisë së turizmit dhe Mjedisit ësht ëngritur këshilli I të urtëve me përfaqësues pedagogë dhe ekspertë me qëllim thithjen e mendimit intelektual.
KOHA JONË SONDAZH

